Një 22-vjeçar nga Peja është ndaluar nga policia në Prizren, i armatosur me pistoletë dhe thikë, rreth orës 01:30 të së dielës.
Zyrtarët policorë gjetën armët tek të dyshuari gjatë një patrulle me një automjet me katër persona.
Armët u konfiskuan dhe i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për hetim.
Njoftuar për rastin janë polici hetues kujdestar, njësiti i krim-teknikës dhe prokurori kujdestar, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit.
