Site icon Lajmeria.info

Ndalohet shoferi me shpejtësi te larte në Ferizaj: Masë mbrojtëse për shkeljen e kufirit të shpejtësisë

Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndaluar një automjet në rrugën magjistrale në fshatin Prelez i Muhaxherëve.

Sipas komunikatës për media, rreth orës 05:00, është ndaluar një veturë BMW 318 me targa të huaja, pasi gjatë kontrollit është konstatuar se shoferi H.S. (37 vjeç) po drejtonte automjetin me shpejtësi 111 km/h në zonë ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.

Shpejtësia është matur me radar laserik, thotë Policia.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Për këtë kundërvajtje, ndaj tij janë shqiptuar këto masa: Masë mbrojtëse: ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 3 muaj. “Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe respektimit të ligjeve të trafikut”, thotë PK.

Qytetarët ftohen të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës duke raportuar shkeljet përmes linjave zyrtare dhe aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version