Platformat dhe institutet për luftimin e dezinformatave dhe luftës hibride kanë paralajmëruar për ndërhyrje të vazhdueshme nga Serbia dhe Rusia në procesin zgjedhor në Kosovë, veçanërisht ndaj komunitetit serb, përmes propagandës, kërcënimeve, shantazheve dhe manipulimit informativ, raporton Ekonomia Online.
Hulumtuesi nga platforma për verifikimin e fakteve dhe luftimin e dezinformimit “Hibrid.info”, Festim Rizanaj, tha se Serbia po synon të ndikojë tek komuniteti serb në Kosovë përmes narrativave që zgjedhjet i paraqesin si të drejtuara kundër tyre.
Ai shtoi se ndikimi kryesor realizohet përmes mediave dhe narrativave të shpërndara nga Serbia.
Kurse, hulumtuesi i lartë në Institutin për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Gurakuç Kuçi, tha për EO se proceset zgjedhore në Kosovë kanë qenë vazhdimisht objekt i ndërhyrjeve hibride nga Serbia dhe Rusia.
Paralajmërohet edhe për rrezikun nga dezinformatat dhe propagandat online gjatë fushatës zgjedhore.
Më 28 maj, partitë politike në Kosovë kanë filluar zyrtarisht fushatën politike për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 7 qershor.
