Site icon Lajmeria.info

Ndeshja emocionuese e klubit futbollistik “Barileva”: Mërgimtarët dhe veteranët bashkohen për një event të veçantë

Për 4 vite me radhë që nga themelimi i klubit “Barileva”, mërgimtarët dhe veteranët e futbollit janë bërë bashkë në një ndeshje që shkon përtej një realiteti dhe rezultati final.

Themeluesi i klubit “Barileva”, Durim Berisha tha se ky event është pritur shumë mirë nga komuniteti. “Jemi themeluar në nëntor të vitit 2021, çdoherë ka qenë ajo që të mos e harrojmë të kaluarën dhe të mendojmë për të ardhmen…Jemi kthyer në vitin 2021 dhe e kemi si datë zyrtare çdoherë java e parë e muajit gusht ose java e dytë e diela e muajit gusht.

E ka pritë shumë mirë komuniteti”.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Organizatori dhe veterani i futbollit, Nazmi Neziri tha se ky organizim po pritet shumë mirë dhe ka shumë shikues të interesuar. “Jam veteranë i futbollit gjatë kohës së okupimit serb, me orgazatorin shumë mirë ka bërë…Shumë mirë po na presin, ka shikues shumë”, ka thënë ai.

Exit mobile version