Site icon Lajmeria.info

Ndeshja miqësore e Kombëtares së Kosovës kundër Andorrës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen miqësore kundër Andorrës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Përzgjedhësi Franco Foda ka përzgjedhur formacionin startues për takimin, duke u dhënë rast disa futbollistëve për të treguar vlerat e tyre.

Porta i besohet Visar Bekajt, ndërsa sulmit Albion Rrahmanit dhe Fisnik Asllanit.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Kjo sfidë shërben si test i rëndësishëm për të parë formën e lojtarëve dhe për të provuar alternativa të reja për ndeshjet zyrtare në Ligën e Kombeve.

Ndeshja fillon në ora 20:00 me Kosovën që luan me formacionin: Bekaj – Vojvoda, Krasniqi, Hjadari, Gallapeni – Jashari, Avdullahu, Emerllahu – Zabergja, Asllani, Rrahmani.

Ndërsa Andorra luan me formacionin: Alvarez – San Nicolas, Oliviera, Guillen, Borra Font, Remolins, Babot, Izquierdo, Martinez, Sola, Cocu.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version