Site icon Lajmeria.info

Ndotja e Liqenit të Badocit: Thirrje për Aksion Urgjent për të Pastrotur Mjedisin në Kosovë

Organizata ‘Ta pastrojmë Kosovën’ ka reaguar ndaj situatës, duke publikuar fotografi që dëshmojnë praninë e mbeturinave në afërsi të digës së liqenit.

Sipas saj, ndotja është rikthyer në të njëjtat hapësira që më herët ishin pastruar përmes aksioneve të organizuara me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe institucioneve.

Përfaqësuesit e organizatës theksojnë se problemi po përsëritet vazhdimisht dhe nuk mund të zgjidhet vetëm përmes iniciativave vullnetare.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ata kërkojnë angazhim më të madh institucional, shtim të kontrolleve në terren dhe zbatim të masave ndëshkuese ndaj personave që ndotin mjedisin. ‘Ta pastrojmë Kosovën’ ka bërë thirrje për ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse, duke paralajmëruar se neglizhimi i situatës mund të ketë pasoja për cilësinë e ujit të pijshëm dhe ekosistemin e zonës.

Liqeni i Badocit konsiderohet një nga burimet kryesore të furnizimit me ujë për Prishtinën dhe disa zona përreth, ndaj ruajtja e tij mbetet një çështje me interes të lartë publik dhe mjedisor.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version