Dy emra që pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend treguan një shembull të rrallë afërsie, sot po përballen me një realitet tjetër.
Ata që i ndoqën hap pas hapi në Big Brother VIP Kosova e dinë mirë se sa shumë u forcua dhe u konsolidua miqësia mes tyre jashtë kamerave gjatë vitit të shkuar, duke u bërë pothuajse të pandashme.
Por, siç ndodh rëndom, dinamikat e jetës ndryshojnë.
Prive By Liberta Spahiu mëson se kjo miqësi e fortë tashmë ka marrë fund krejtësisht.
Po flasim pikërisht për Dianën dhe Bay T.
Burimet bëjnë të ditur se ftohja mes tyre ka qenë graduale, deri në pikën sa së fundmi vajzat kanë hequr njëra-tjetrën edhe nga rrjetet sociale.
Nuk bëhet fjalë për ndonjë sherr apo dramë të madhe, por thjesht për një distancim gradual mes tyre.
Ky rast kujton se ndryshimet e raporteve pas ekranit nuk janë risi, pasi pak kohë më parë është raportuar edhe për fundin e miqësisë mes Kaderit dhe Shqipes nga edicioni i dytë.
Sot, rrugët e tyre janë ndarë plotësisht dhe ato s’flasin me njëra-tjetrën.
Bay T po shijon suksesin në muzikë me koncerte, ndërsa Diana është fokusuar në punë, jetën private dhe në super investimin që po bën për shtëpinë e saj të re në Prishtinë, në një nga zonat më elitare.
