Site icon Lajmeria.info

Ndryshime të pritur në shpërndarjen e mandateve pas numërimit të votave në Kosovë

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka bërë të ditur se me përfundimin e numërimit të votave me postë pritet të ndryshojë shpërndarja përfundimtare e mandateve në Kuvendin e Kosovës.

Trendet aktuale tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje pritet të arrijë në 53 mandate, ndërsa garë e hapur mbetet për mandatin e fundit mes PDK-së dhe LDK-së.

Numërimi i votave me postë pritet të përfundojë së shpejti, ndërsa votat me kusht mund të influencojnë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version