Site icon Lajmeria.info

Neuer: Mungoi konkretizimi për Bayern Munich, PSG tregoi shembullin në Liga e Kampionëve

Portieri Manuel Neuer ka folur pas eliminimit të Bayern Munichit nga Liga e Kampionëve, duke theksuar se skuadrës së tij i mungoi konkretizimi në momentet vendimtare.

Bayerni barazoi 1-1 me PSG-në në ndeshjen e kthimit, por rezultati i përgjithshëm i dha kualifikimin skuadrës franceze. ‘Mendoj se sonte na mungoi ai instinkti ‘vrasës’ në sulm.

Megjithatë, i patëm rastet për ta fituar ndeshjen’, deklaroi Neuer për DAZN.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ai pranoi se Bayern Munich nuk krijoi shumë mundësi të pastra, por theksoi se pikërisht këto momente duhet të shfrytëzohen në ndeshje të tilla. ‘Nuk patëm shumë raste të pastra, por kur t’i krijon këto momente, duhet t’i shfrytëzosh.

Shikoni Parisin – ata ishin të pamëshirshëm, shënuan si në ndeshjen e parë’.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version