Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Nga “I kemi votat”, Haxhiu dështoi të zgjidhej Kryetare e Kuvendit në dy përpjekje

Dy përpjekjet e dështuara për të zgjedhur Albulena Haxhiun në krye të Kuvendit, në legjislaturën e nëntë, vunë në pah numrat e munguar të Lëvizjes Vetëvendosje, që të enjten ajo tha se i kanë.

“Jam përgjigj, i kemi votat”, ka thënë Albulena Haxhiu.

Duke konfirmuar se nuk e kanë shumicën e nevojshme, deputeti Faton Peci pati një thirrje, teksa bëri një dallim ndërmjet votimit për kryetar Kuvendi dhe atij për Qeverinë.

“I bëj thirrje edhe njëherë thirrje opozitës që të mos e vonojnë vendin edhe për 48 orë në ardhje, ose katër ditë të tjera, ose me muaj të tërë, për shkak se kryetari i Kuvendit i takon ekskluzivisht Lëvizjes Vetëvendosje… Ne do t’i kemi numrat për Qeverinë, negociatat vazhdojnë”, ka thënë Faton Peci, Deputet i LV-GUXO.

Pasi paraprakisht tha se Partia Demokratike ka votë vetëm për Bedri Hamzën kryeministër, kreu i saj Memli Krasniqi tha se partia e parë ka të drejtën e propozimit të kryetarit të Kuvendit, por vota për të nuk është obligim.

“Do të provojnë që të kenë një kandidat ose kandidate tjetër që mund të ketë mbështetje më të madhe, i takon Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit, si kryetar i saj, që ta bëjnë shumicën parlamentare. Sepse edhe në tetë legjislaturat e kaluara asnjëherë nuk është zgjedhur kryetar dikush që nuk e ka pasur shumicën parlamentare, andaj një gjë e tillë s’mund të ndodhë as tani”, ka thënë Memli Krasniqi, Deputet / Kryetar i PDK-së.

Edhe në Lidhjen Demokratike thanë se përgjegjësia për t’i bërë numrat i takon LV-së, teksa deputetja Hykmete Bajrami njoftoi se çështjen e dorëheqjes së kryeministrit dhe ministrave do ta adresojnë në institucione të drejtësisë.

“I bie që nga data 27 Mars, deri më sot, qytetarë të thjeshtë kanë marrë vendime në ndërtesat e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do e çojë këtë çështje, fillimisht do bëjmë kallëzim penal, e pastaj do të shohim hapat edhe për në kushtetuese”, ka thënë Hykmete Bajrami, Deputete e LDK-së.

Kreu i AAK-së, deputeti, Ramush Haradinaj, u largua nga Kuvendi porsa Haxhiu u propozua për kryeparlamentare.

“Propozimet i qëndrojnë, nëse na i binë i kanë votat”, ka thënë Ramush Haradinaj, Deputet / Kryetari i AAK-së.

Duke mos u përgjigjur për abstenimin sot, vet i treti, dhe një marrëveshje eventuale me LV-në, kreu i Nismës Socialdemokrate u shpreh optimist për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

“Deputetët, jam i bindur, dalëngadalë do të gjejnë rrugë për hapat e tjerë. Jemi hy në fazën e konstituimit të Kuvendit dhe unë besoj që edhe këto pjesët tjera që kanë mbetur pa u përfunduar do të përfundojnë”, ka thënë Fatmir Limaj, Deputet/Kryetar i Nismës Socialdemokrate.

Për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por edhe të Qeverisë, duhen shumica e votave të të gjithë deputetëve – së paku 61 sish – derisa, në dy votime të shtunën Haxhiu pati mbështetjen e 57 nga gjithsej 120 ligjvënës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit...

Lajme

Shkëlqim Pllana, 17-vjeç dhe Malsor Pllana, 19-vjeç humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku, dy vjet më parë, në afërsi të fshatit Gojbulë të...

Lajme

Një grua është gjetur e vdekur sot në një apartament në Prishtinë, në rrugën ”Afrim Zhitia”, rreth orës 11:30. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës...

Lajme

Me pikëllim të thellë, familja Mulolli ka njoftuar për ndarjen nga jeta të nipit të tyre të dashur, Valon (Mustafë) Mulolli, i cili u...

Lajme

Gazeta Momenti brenda burimeve të Koalicionit për Kosovën Fituese, ka mësuar emrat e deputetëve që kanë fituar ulëset në Kuvend. 1.Ramush Haradinaj 2. Fatmir...

Lajme

Gazeta Momenti brenda VV-së ka mësuar ekskluzivjsht emrat e 20 deputetëve të VV-së që kanë fituar mandatin. 1.Albin Kurti 2.Glauk Konjufca 3.Donika Gërvalla 4.Faton...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile