Site icon Lajmeria.info

Ngjarje e Rëndë në Fushë-Krujë: I Ri Plagoset Rëndë në Konflikt me Armë të Ftohtë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë, ku një i ri ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një konflikti me armë të ftohtë.

Sipas informacioneve të para, viktimë e këtij sulmi është një 22-vjeçar, i cili është therur me thikë.

Për shkak të plagëve të marra, i riu është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e specializuar mjekësore.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërkohë që nuk ka një njoftim nga Policia e Shtetit.

Exit mobile version