Site icon Lajmeria.info

Ngjarje e rëndë në Morinë, Kukës: Zyrtar i Policisë së Kosovës gjetur pa shenja jete

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në varrezat e fshatit Morinë, në Kukës.

Një zyrtar i Policisë së Kosovës, 35-vjeçari me inicialet Sh.H., është gjetur pa shenja jete rreth orës 08:25, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Policisë së Shtetit, nga veprimet e para hetimore dyshohet se 35-vjeçari ka kryer vetëvrasje me armë zjarri.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Arma është sekuestruar nga autoritetet si provë materiale. “Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, Policia e Shtetit po bashkëpunon me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e zjarrit e sekuestruar është arma e shërbimit të 35-vjeçarit, si dhe për sigurimin e çdo informacioni që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë ligjor të rastit”, njoftoi policia në Shqipëri, transmeton Klankosova.tv.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version