Site icon Lajmeria.info

Ngjarje e Rëndë në Napoli: Djalë 12-Vjeçar U Qëllua Dy Herë me Thikë nga Babai

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një djalë 12-vjeçar u qëllua dy herë me thikë në gjoks në shtëpinë e tij në Napoli nga babai i tij.

Siç bëjnë me dije mediat, ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një grindje në familje, me tehun e thikës që depërtoi në mushkëritë e të miturit.

Pasi e kishte goditur të birin me thikë, burri më pas u përpoq t’i merrte jetën vetes duke e qëlluar veten në fyt dhe në fytyrë me thikë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Nëna e 12-vjeçarit thuhet se është plagosur gjithashtu në dorë.

Exit mobile version