Site icon Lajmeria.info

Ngjarje e rëndë në Paskuqan të Kamzës: Sadik Llani dyshohet për vrasjen e një 27-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Paskuqan të Kamzës, ku Sadik Llani, i cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë, dyshohet se ka privuar nga jeta një 27-vjeçar.

Policia në Shqipëri ka shpallur në kërkim të dyshuarin, ndërsa përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 10 000 eurosh për informacionin e saktë që do të çojë në lokalizimin dhe kapjen e të dyshuarit. “Për lokalizimin dhe kapjen e tij janë angazhuar Forca Kombëtare e Sigurisë ‘RENEA’, strukturat operacionale të Policisë së Shtetit dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të cilat po vijojnë kontrollet intensive në terren.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që, nëse konstatojnë këtë shtetas ose disponojnë informacion mbi vendndodhjen e tij, të mos ndërhyjnë në asnjë mënyrë, por të njoftojnë menjëherë Policinë në numrin 069 41 05 735 ose në numrin pa pagesë 112’.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Policia e Tiranës garanton ruajtjen e plotë të konfidencialitetit për çdo informacion të dhënë nga qytetarët.

Exit mobile version