Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një motoçiklete në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 19:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një motoçikletë dhe si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore”, tha Rugova për Klankosova.tv.
Më tej, ai bëri të ditur se personi i lënduar është në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë, për tretman mjekësor.
