Connect with us

Hi, what are you looking for?

Screenshot

Lajme

Një “selfie” me Kurtin, aktivisti ngritet në pozitë në kohë fushate

Nënkryetari i njërës nga degët të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Muhamed Çuni është ngritur në pozitë udhëheqëse nga ajo e përkthyesit në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Në dy vendime të cilat i ka siguruar Paparaci, Çuni, zyrtar për përkthime në divizionin për arkivë, dokumentim dhe përkthim në kuadër të departamentit për Financa dhe Shërbime të përgjithshme, ka kaluar në pozitën e përhershme si Zyrtar për E-komuna në divizionin E-Komuna dhe Qytete Inteligjente në kuadër të departamentit për digjitalizimin e shërbimeve në komuna.

 

 

Ndërkaq, në një vendim tjetër, Çuni menjëherë është ngritur në detyrë.

 

 

Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Jeton Qela, ka nënshkruar vendimin që Çuni të caktohet si ushtrues detyre i udhëheqësit të divizionit për E-Komuna dhe Qytete Inteligjente duke filluar nga 3 janari deri më 3 korrik të vitit 2025.

 

 

Në arsyetimin e këtij vendimi është përmendur pozita e lirë dhe mungesa e zyrtarëve të tjerë në këtë departament.

Ngritja në pozitë e Çunit është bërë në kohën kur Paparaci dhe media të tjera kanë raportuar për punësimet partiake të Lëvizjes Vetëvendosje.

Dy ditë më parë, një përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje, kishte publikuar në rrjetet sociale kartelën e punësimit në Korporatën Energjetike.

Buzuk Krasniqi është punësuar në divizionin e qymyrit. Ai ishte në mesin e 220 personave që u pranuan në KEK. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryeministri Kurti.

Krasniqi në postim nuk kishte harruar edhe kandidatin e VV-së për deputet, Halil Thaçin, të cilin ia kishte shkruar numrin 65 që do ta ketë si kandidat gjatë zgjedhjeve.

Ndërkaq, Thaçi, dyshohet se është i përfshirë në procesin e dyshimtë të pranimit të 220 punonjësve të rinj në KEK në këtë fillimviti.

Paparaci, të hënën ka raportuar se 150 të punësuar në konkursin e fundit të KEK-ut janë me origjinë nga fshati Bardh i Madh i Fushë Kosovës, bashkë-fshatar të ushtruesit të detyrës së kryeshefit të KEK-ut, Bekir Gërguri.

Ndërsa, 47 nga 220 të pranuarit në punë kanë aplikuar me diploma false të shkollës së mesme profesionale.

A.A, A.Sh, A.Zh, A.I, A.G, A.G, B.R, B.F, B.I, B.M, B.J, B.H, E.V, E.H, E.H, F.Zh, N.F, K.S, V.M, F.M, I.B, F.M, J.H, V.H, E.M, Sh.M N.C, D.Th, M.B, Sh.K, B.M, F.Ll, H.M, E.B, I.K, M.A, S.A, Gj.Rr, M.J, K.Z, R.M, N.J, F.M, L.M, R.B, S.C dhe S.H dyshohet se kanë falsifikuar diplomat për të konkurruar në KEK.

KEK-u të martën, nëpërmjet një komunikate për media e pranuar se në procesin e fundit për punësim kishte kandidatë me diploma të dyshimta, mirëpo nuk ka treguar se sa prej aplikuesve kanë rezultuar me diploma të dyshimta.

“KEK dëshiron të informojë publikun se më datë 02.01.2025, ka njoftuar opinionin për verifikimin e diplomave të kandidatëve, i cili ka rezultuar me largimin nga procesi i rekrutimit të kandidatëve për të cilët kishte dyshime për autenticitetin e diplomave të tyre. Përtej kësaj, KEK ka informuar organet përkatëse të drejtësisë dhe i ka ofruar atyre të gjitha informacionet që disponon për të zbardhur këtë çështje”, thuhet në njoftim.

KEK-u ka sulmuar edhe mediat, duke pretenduar se ato po përpiqen ta zbehin suksesin e Korporatës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit...

Lajme

Shkëlqim Pllana, 17-vjeç dhe Malsor Pllana, 19-vjeç humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku, dy vjet më parë, në afërsi të fshatit Gojbulë të...

Lajme

Një grua është gjetur e vdekur sot në një apartament në Prishtinë, në rrugën ”Afrim Zhitia”, rreth orës 11:30. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës...

Lajme

Me pikëllim të thellë, familja Mulolli ka njoftuar për ndarjen nga jeta të nipit të tyre të dashur, Valon (Mustafë) Mulolli, i cili u...

Lajme

Gazeta Momenti brenda burimeve të Koalicionit për Kosovën Fituese, ka mësuar emrat e deputetëve që kanë fituar ulëset në Kuvend. 1.Ramush Haradinaj 2. Fatmir...

Lajme

Gazeta Momenti brenda VV-së ka mësuar ekskluzivjsht emrat e 20 deputetëve të VV-së që kanë fituar mandatin. 1.Albin Kurti 2.Glauk Konjufca 3.Donika Gërvalla 4.Faton...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile