Renee, vajza e këngëtares së njohur Nora Istrefi, feston ditëlindjen e saj të 11-të sot.
Nora ka ndarë një urim shumë emocionues në rrjetet sociale për vajzën e saj të vetme.
Ajo publikoi një moment të ëmbël me Renee, krahas fjalëve plot dashuri: ‘Sot 11 vite Renèe!
Te don mami ma shume se gjithcka n’kete jete’.
Urimi i Norës mori menjëherë shumë pëlqime dhe komente nga ndjekësit, të cilët i uruan Renee-t ditëlindjen dhe komplimentuan raportin e ngushtë nënë e bijë.
