Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e fletëvotimeve nga votimi me postë në Kosovë, ku deri më tash janë procesuar 80 nga 223 kuti votimi, apo 35,87 për qind.
Zarfet me fletëvotime janë sistemuar sipas komunave prej nga vijnë votuesit e regjistruar.
Në komunën e Skenderajt, Partia Demokratike e Kosovës është e para, Vetëvendosje e dyta, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta dhe Alenca në vendin e fundit.
PDK ka 227 vota, Vetëvendosje 142, LDK 16 dhe Aleanca 14 vota.
Per përditësimet e fundit, vizitoni Klankosova.tv.
Numërohen 80 nga 223 kuti për votat e diasporës.
