Numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, në 30 përfaqësi diplomatike, ka filluar dje pasdite dhe vazhdon.
Janë numëruar 13 nga 47 vendvotimet sipas përditësimeve të KQZ-së.
Pas përfundimit të numërimit të dhënat transmetohen në një LINK të platformës së rezultateve.
VV është e para me 83.82%, PDK e dyta me 7.49%, LDK e treta me 5.97%, ndërsa Aleanca e katërta me 1.60%.
Në procesin e vlerësimit, gjatë ditës së djeshme janë përfshirë rreth 42 mijë fletëvotime, prej të cilave janë aprovuar 40,414, ndërkaq janë refuzuar 1,447.
KQZ njoftoi se shkak për refuzimin e pako është mungesa e dëftesës së regjistrimit në 1,320 raste, dokument ky i nevojshëm nga KQZ për votuesit e regjistruar.
