Site icon Lajmeria.info

Numërohen 131 nga 223 kutitë e votimit me postë në Kosovë: Rezultatet përkrahin Lëvizjen Vetëvendosja

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, deri më tani janë numëruar 131 nga gjithsej 223 kuti votimi të votave me postë, apo në përqindje 58.74%, transmeton Klankosova.tv.

Në rezultatet paraprake të votave me postë Lëvizjes Vetëvendosja (LVV), ka 70.26%, në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 13.71%, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 8.59 për qind të votave me postë të numëruara deri më tani.

Procesi i numërimit pritet të vazhdojë edhe gjatë orëve në vazhdim, ndërsa rezultatet mund të pësojnë ndryshime me numërimin e kutive të mbetura.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version