Site icon Lajmeria.info

Numërohen 23 vendvotime nga 47 në përfaqësitë diplomatike – KQZ publikon të dhënat e fundit të votimeve

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri të premten, më 12 qershor 2026, në orën 17:00, janë numëruar 23 nga gjithsej 47 vendvotime të përfaqësive diplomatike.

Votimi në përfaqësitë diplomatike është mbajtur më 6 qershor 2026 në 30 përfaqësi diplomatike, të shpërndara në 18 shtete.

Nga 27,724 shtetas të regjistruar për të votuar, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 22,860 qytetarë, që përbën 82.46 për qind të votuesve të regjistruar.

Advertisement. Scroll to continue reading.

KQZ ka bërë të ditur se fletëvotimet e këtij procesi janë ende në numërim, ndërsa rezultatet e secilit vendvotim publikohen menjëherë pas përfundimit të numërimit dhe transmetohen në platformën zyrtare të rezultateve.

Exit mobile version