Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote në zgjedhjet e 7 qershorit është 2,092,174 votues.
Kjo listë sipas KQZ-së, përmban 15,884 votues më shumë se në zgjedhjet e parakohshme për Kuved të cilat u mbajtën më 28 dhjetor 2025.
Numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë është 22,685 votues.
Procesi zgjedhor brenda vendit do të zhvillohet në 949 Qendra të Votimit, me gjithsej 2,550 vendvotime.
Ndërsa, procesi zgjedhor jashtë vendit do të organizohet në 30 përfaqësi diplomatike, me gjithsej 47 vendvotime.
