Site icon Lajmeria.info

Nxënësit kërkojnë kontribut për të blerë pajisjet e nevojshme për klasën e tyre në Fushë-Kosovë

Kush sa para i dha janë në listë, veç ato s’po mjaftojnë për t’i blerë roletat për krejt dritaret e klasës së shtatë.

Andaj që kjo të jetë e mundur, po iu kërkohet që të kontribuojnë edhe nxënësit e tjerë, dhe jo më larg se deri në fund të javës.

Këtë kërkesë e pranuan prindërit në grupin ku komunikojnë me kujdestaren e klasës, në shkollën “Mihal Grameno”, në Fushë-Kosovë, Aneksi 2.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Kjo gjë, sipas tyre, nuk është sefte.

Që një kërkesë e tillë iu bë, po e thonë edhe vetë fëmijët.

Por, nga menaxhmenti i shkollës, mohojnë të jenë në dijeni për këso iniciativa.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Si rezultat i kësaj, shkolla diku ka perde të reja, e ku ato mungojnë është gjetur një zgjidhje alternative për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit, gjë që kritikohet nga opozita lokale.

Që krejt objekti të jetë njëjtë, nga Drejtoria e Arsimit u tha se do të investohet.

Kështu pati ndodhur vitin e kaluar edhe në dy Anekset 1 dhe 3, por shkollat kishin marrë një donacion, nga i cili kishin blerë mbulesë xhamash.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version