OEK ka njoftuar se ky zhvillim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të eksportit kosovar, rritjes së besueshmërisë së produkteve vendore në tregjet ndërkombëtare, digjitalizimit të shërbimeve tregtare si dhe mbështetjes më të madhe për eksportuesit dhe prodhuesit e Kosovës.
Sipas tyre, produktet kosovare tani po marrin një dimension të ri në tregjet globale, duke e prezantuar vendin me më shumë besueshmëri dhe dinjitet ekonomik.
Kjo është një moment krenarie për Kosovën, bizneset lokale dhe çdo produkt që mban emrin “Made in Kosova”.
