Site icon Lajmeria.info

Operacion policor kundër trafikimit të narkotikëve në Kosovë: Person i dyshuar arrestuar me 1 kilogram marihuanë

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ka realizuar një operacion policor për luftimin e trafikimit të narkotikëve.

Pas një informacioni në rrugë operative për një dërgesë të dyshuar përmes postës, janë ndërmarrë veprime të koordinuara hetimore dhe operative.

Në një ndalim në rrugën Prishtinë–Prizren në Llapushnik, është gjetur një pako me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Një person i dyshuar është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe ndaluar për 48 orë, me mbi 1 kilogram marihuanë dhe një telefon mobil të sekuestruar si prova materiale.

Exit mobile version