Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Shqipëri ka ndërmarrë një operacion në Komisariatin e Sarandës, në kuadër të një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës.
Bëhet e ditur se deri më tani është ekzekutuar një urdhër ndalimi ndaj një oficeri të seksionit të Krimeve të Rënda në Komisariatin e Sarandës, i dyshuar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.
Operacioni është ende në vijim.
