Site icon Lajmeria.info

Operacioni ‘Game Over’: Prangoset pronari i lokalit për lojëra fati në Karavasta e Re

Operacioni i koduar ‘Game Over’ u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, pas kontrolleve në lokale dhe ambiente të dyshuara për organizim të lojërave të fatit.

Në pranga ka rënë pronari i një lokali në fshatin Karavasta e Re, shtetasi A. Ç., 52 vjeç, pasi dyshohet se në ambientin e tij zhvilloheshin lojëra fati përmes kompjuterëve dhe aparateve celularë.

Gjithashtu, është arrestuar edhe kamarieri i lokalit, E. Ç., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit në celularin e tij janë gjetur faqe të ngjashme me ato të basteve sportive.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Nga verifikimet rezultoi se ai punonte edhe në mënyrë të paligjshme, pa qenë i regjistruar pranë institucioneve përkatëse.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 5 njësi kompjuterike, 1 DVR, 1 laptop dhe 5 aparate celularë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme hetimore.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version