Site icon Lajmeria.info

Operacioni i KFOR-it për Zhvendosjen e Kontejnerëve për Federatën e Futbollit të Kosovës

Sipas njoftimit, operacioni u realizua nga Ekipi Ndërlidhës dhe Monitorues (LMT) K8 i KFOR-it, me mbështetjen e Grupit të Përbashkët për Mbështetje Logjistike (JLSG), në koordinim me Policinë Ushtarake të KFOR-it dhe FSK-në.

Pas një kërkese nga Federata e Futbollit e Kosovës, procesi i zhvendosjes nisi më 17 qershor dhe u përmbyll ditët e fundit, me gjithsej 67 kontejnerë të transportuar për t’u ofruar futbollistëve të rinj kushte më të mira për stërvitje, ndërrim të pajisjeve dhe përgatitje për ndeshje. ‘Kjo nismë pasqyron angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it me institucionet dhe partnerët lokalë për promovimin e shëndetit dhe mirëqenies, me fokus të veçantë në zhvillimin e të rinjve’, thuhet në njoftim.

Exit mobile version