Site icon Lajmeria.info

Operacioni i suksesshëm i policisë në Shqipëri: Goditur grupi i dyshuar për falsifikimin e dokumenteve

Policia e Shtetit në Shqipëri ka përfunduar me sukses operacionin e koduar “Gjeneralitetet”, ku ka goditur një grup të dyshuar që merrej me falsifikimin e dokumenteve kundrejt shumave që varionin nga 3 mijë deri në 5 mijë euro.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Sipas njoftimit të policisë, janë arrestuar tre persona për këtë veprimtari kriminale.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Autoritetet zbuluan se babë e bir kishin përdorur banesën e tyre si laborator për prodhimin dhe falsifikimin e dokumenteve të ndryshme.

Gjatë kontrollit, u sekuestruan 46 dokumente të dyshuara të falsifikuara, duke përfshirë diploma, dokumente shkollore, certifikata, vërtetime gjyqësore dhe dokumente aplikimi për institucione të ndryshme.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version