Site icon Lajmeria.info

Operacioni i suksesshëm për heqjen e tri gurëve të mëdhenj në pacientin 54-vjeçar në Mitrovicë

Sipas një njoftimi në Facebook, pacienti 54-vjeçar me inicialet B.S. është nënshtruar operacionit ku janë hequr tre gurë me përmasa të konsiderueshme.

Në detaj, u zbulua se pacienti kishte një gur në fshikëzën urinare me madhësi rreth 7.5 centimetra, një gur në ureter me madhësi rreth 4 centimetra, si dhe një gur në veshkë me madhësi nga 1.5 deri në 2 centimetra.

Ndërhyrja kirurgjikale është kryer nga ekipi i urologëve në spitalin e Mitrovicës dhe pacienti tani po shërohet me sukses.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Pas trajtimit dhe qëndrimit në repart, pacienti është liruar në gjendje të mirë shëndetësore.

Exit mobile version