Site icon Lajmeria.info

Operacioni kundër krimit të organizuar: Detajet e bashkëpunimit shqiptaro-italian në luftën kundër mafias

Detajet e operacionit u bënë publike gjatë një konference të përbashkët për media në Bari, ku morën pjesë kryeprokurori i SPAK-ut, Klodian Braho, dhe prokurori italian Giuseppe Gatti.

Braho tha se operacioni është rezultat i një bashkëpunimi të gjatë dhe të suksesshëm mes autoriteteve shqiptare dhe italiane në luftën kundër krimit të organizuar.

Sipas tij, gjatë hetimeve paraprake janë sekuestruar rreth 1 milion euro para cash, ndërsa me kërkesë të Prokurorisë janë sekuestruar edhe pasuri të tjera të konsiderueshme.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Kreu i SPAK-ut përmendi gjithashtu edhe operacionet e mëparshme të përbashkëta me autoritetet italiane, duke theksuar se deri më tani janë dënuar rreth 170 persona të përfshirë në aktivitete kriminale.

Prokurori i Barit, Giuseppe Gatti, vlerësoi bashkëpunimin me SPAK-un dhe autoritetet shqiptare, duke theksuar se partneriteti mes dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar do të vazhdojë.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version