Një operacion policor i koordinuar në Prishtinë, Pejë, Prizren, Viti dhe Drenas nga Gjykata Themelore dhe Prokuroria Speciale ka sjellë sekuestrimin e armëve, drogës, pasurisë dhe parave të paligjshme.
Autoritetet kanë raportuar se janë konfiskuar armë zjarri, kokainë, marihuanë, para, telefona, automjete dhe pajisje elektronike.
Operacioni ka marrë mbështetje nga Europol dhe autoritetet ligjzbatuese të disa vendeve të BE-së.
Hetimet për rastin “White Star” vijojnë me intensitet. /klankosova.tv
