Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Orët e fundit në pushtet, Faton Peci shpenzon edhe 6 mijë euro në larje të veturave

Ministria e Bujqësisë që drejtohet nga Faton Peci ka dhënë edhe një tender për larje të veturave. Për pastrimin e veturave do të shpenzohen 6 mijë euro. Një tender të tillë në vlerë të 3 mijë eurove ky institucion ka dhënë edhe në muajin shtator të vitit të kaluar.  

Ministria e Bujqësisë ka nis vitin 2025 më përkujdesje për vetura.

Gjatë ditës së djeshme ky institucion që drejtohet nga Faton Peci ka dhënë një tender në vlerë të 6 mijë eurove për pastrim të veturave.

Ky tender është dhënë në fund të mandatit të kësaj qeveria, pasi tashme siç dihet zgjedhjet e reja do të mbahen më 9 shkurt.

Kontrata mes kompanisë fituese dhe ministrisë do të nënshkruhet nesër, shkruan Demokracia.com.

“Pastrimi i automjeteve për nevojat e  MBPZHR-së. Data e dhënies së kontratës  14.01.2025. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 16.01.2025. Numri i tenderëve të pranuar: 2 Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata GMM Group SH.P.K.  Vlera e përgjithshme e kontratës 5,988.00  euro”.

Ministria e Bujqësisë ka vendosur edhe dy kërkesa për kompaninë fituese.

“Kërkesa 1: Operatori Ekonomik duhet që të ketë së paku një objekt për larjen e automjeteve me së paku tri vende-kabina  për larjen e automjeteve”

Kurse në kërkesën tjetër thuhet se objektet-autolarjet duhet të jenë jo më larg se 5 kilometra nga qendra e qytetit në Prishtinë.

“Objektet-autolarjet duhet të jenë jo me larg se 5 Kilometra nga  zyrat e MBPZHR-së Ndërtesa e ish Ramiz Sadikut Rr.: “Ukshin Hoti”, bazuar në rrugën më të afërt tokësore të asfaltuar”.

Në dosjen e tenderit tregohet se me këto para do të pastrohen 37 vetura të ndryshme. Ato do të dërgohen në autolarje 1200 herë.

Demokraci.com ka raportuar edhe në muajin shtator të vitit që kemi lenë pas se Ministria e Bujqësisë që drejtohet nga Faton Peci ka dhënë një tender për larje të veturave. Pastrimi i tyre do të bëhet me shampon brenda e jashtë dhe do të shpenzohen afro 3 mijë euro.

“Pastrimi i automjeteve të MBPZHR-së me shampon brenda dhe jashtë. Vlera e parashikuar e kontratës: 3,000.00 euro. Data e dhënies së kontratës 28.08.2024. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 03.09.2024. Numri i tenderëve të pranuar: 2. Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata AJANI & ADAMI.  Vlera e përgjithshme e kontratës 148.00 euro”

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile