Site icon Lajmeria.info

Orgesa Haruni konfirmon: Do të vesh fustanin e bardhë të nusërisë në Tiranë gjatë qershorit

Partnerja e Klajdi Harunit, Orgesa, ka bërë të ditur se ata do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë në një ceremoni në Tiranë gjatë muajit qershor.

Ajo gjithashtu ka konfirmuar se do të ketë dasmë, duke zbuluar një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tyre.

Orgesa tha se Flori Mumajesi do të këndojë në dasmë, duke shtuar se ky hap vjen në një periudhë të rëndësishme për marrëdhënien e tyre të konsoliduar si familje. Çifti janë prindër të një vajze dyvjeçare, Hea, dhe prania e saj pritet të bëjë ceremoninë edhe më emocionuese.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Dasma e tyre pritet të jetë një nga ngjarjet më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Exit mobile version