Lajme
Osmani e Kurti bëjnë homazhe në Reçak
Presidentja Vjosa Osmani, si dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.
Osmani dhe Kurti kanë vënë kurora lulesh pranë lapidarit kryesor në këtë kompleks përkujtimor, aty ku dhe janë të vendosura të gjithë emrat dhe fotografitë e 45 civilëve të vrarë nga forcat serbe, më 15 janar të vitit 1999, në fshatin Reçak.
Një ditë pas kryerjes së masakrës, William Walker, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, vizitoi vendin e ngjarjes u tmerrua nga kufomat e masakruara.
“Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time.” Lajmi i masakrës senzibilizoi opinionin ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë dhe i hapi rrugën bombardimeve të Natos në Serbi”, pat deklaruar Walker.
Osmani dhe Kurti do të marrin pjesë dhe në akademinë përkujtimore që do të mbahet në komunën e Shtimes për të nderuar viktimat e këtij gjenocidi.
-
Lajme3 weeks ago
“Qëndrimi i Kurtit po shkund Serbinë, Vuçiqin dhe…”, analisti “trondit” opozitën dhe jep parashikimin “e keq” për Vuçiqin
-
Botë3 weeks ago
Abraham: Stop dialogut të rremë Kosovë-Serbi – sulmi në “Ibër-Lepenc” i realizuar nga aktorë shtetërorë
-
ShowBiz4 weeks ago
Driloni i thotë në sy Sarës se mund të eliminohet sonte, ja si i përgjigjet ajo (VIDEO)
-
Lajme2 weeks ago
Një tërmet është ndjerë në Kosovë para pak minutash.
-
Shkencë3 weeks ago
Vullneti “bombardohet” me pyetje nga banorët në darkën e të nominuarve – Ja reagimi i tij! (VIDEO)
-
Shkencë3 weeks ago
Çka po ndodh në Big Brother debat i ashpër mes Drilonit dhe Gresës
-
ShowBiz4 weeks ago
LIVE| Nis spektali ‘Prime’, plot surpriza e rrëfime (VIDEO)
-
ShowBiz4 weeks ago
“Të dua edhe më shumë”, motra i jep mbështetje Vullnetit pas rrëfimit të tij