Site icon Lajmeria

Osmani: Masakra e Rezallës ishte pjesë e një plani sistematik të shtetit serb për shfarosje

Kosovo's President Vjosa Osmani looks on while giving a press conference with President of the European Commission Ursula von der Leyen in Pristina on October 27, 2022. European Commission chief Ursula von der Leyen tours the Balkans region starting her trip in North Macedonia from where she heads to Kosovo, Albania, Bosnia, Serbia and Montenegro. All six nations are aspiring to join the European Union.,Image: 733525204, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Armend NIMANI / AFP / Profimedia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar përvjetorin e masakrës së Rezallës ku forcat e regjimit gjenocid serb kryen një nga mizoritë më të rënda të luftës në Kosovë.

E para e vendit ka thënë se masakra e Rezallës ishte pjesë e një plani sistematik të shtetit serb për shfarosje.

Presidentja e ritheksoi edhe njëherë se nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi.

“Më 5 prill 1999, në fshatin Rezallë të Drenicës, forcat e regjimit gjenocidal serb kryen një nga mizoritë më të rënda të luftës në Kosovë. Të rrethuar në shtëpitë e tyre, 98 djem e burra – banorë të Rezallës dhe të fshatrave përreth, u ekzekutuan në mënyrë çnjerëzore. Vrasja sikur nuk ju mjaftoi, ndaj zhdukën trupat e 44 prej viktimave, një akt tjetër i errët që synonte fshirjen e gjurmëve të gjenocidit. Disa prej këtyre trupave u gjetën vite më vonë në varrezat masive në Rudnicë të Rashkës, në territorin e Serbisë. Masakra e Rezallës ishte pjesë e një plani sistematik të shtetit serb për *shfarosje* , duke dëbuar me dhunë shqiptarët nga toka e tyre, nëpërmjet përndjekjes, vrasjeve masive, dhunimeve, djegieve dhe shkatërrimit.Ne nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi, sikurse as duke i kujtuar dhe nderuar përheherë”, ka shkruar Osmani.

Exit mobile version