Site icon Lajmeria.info

Osmani: Me Anglinë jam, por edhe për Zvicrën ndjej respekt

“Aty definitivisht jam me Anglinë.

Po ta shohim edhe aty.

Deri vonë kam qenë me Amerikën edhe me Zvicrën për arsye që dihen sepse gjithmonë jam me Amerikën.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Edhe e dyta për shkak të Granit Xhakës në Zvicër.

Gjithmonë e kemi përkrahur ekipin e Zvicrës e tash fatkeqësisht pas eleminimit të padrejtë të Zvicrës tash e dimë sigurt që me Argjentinën s’jemi”, tha Osmani, raporton KosovaPress, transmeton Klankosova.tv.

Ajo tregoi se futbollin e ka ndjekur që nga fëmijëria dhe se Kampionatin Botëror po e shijon së bashku me familjen. “Unë e kam përcjell prej kur kam qenë shumë e vogël çdo kampionat edhe botëror edhe evropian edhe kësaj radhe.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Jemi kënaqur tash edhe bashkë me vajzat e mia edhe me bashkëshortin edhe atyre po ju intereson shumë futbolli vajzave të mia.

Definitivisht për mua Ronaldo.

Thash nuk ia fali që e kanë eliminuar Granit Xhakën se e ka merituar Zvicra me ec përpara”, përfundoi Osmani.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version