Ousmane Dembele i ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij te Paris Saint-Germain, duke konfirmuar se do të qëndrojë në klub edhe sezonin e ardhshëm.
Ylli francez ishte pak në dyshime shkaku që nuk ka arritur ende marrëveshje me “Parisienët” për të vazhduar kontratën, shkaku që kërkon rritje të madhe page.
Megjithatë, Dembele ka bërë të qartë se nuk e ka ndërmend të largohet nga “Parku i Princave”. “Ka 100 për qind shanse që të jem te PSG sezonin e ardhshëm”, deklaroi fituesi i Topit të Artë gjatë paraqitjes si mysafir special në emisionin “Rothen s’enflamme”. “Kam ende dy vjet kontratë.
Gjithçka po shkon shumë mirë në klub, ndihem shumë mirë me të gjithë, qoftë me stafin, lojtarët, presidentin dhe me të gjithë të tjerët”. 29-vjeçari nuk e përjashtoi as mundësinë e një rinovimi në të ardhmen.
