Site icon Lajmeria.info

Pamje nga Dhomat e Specializuara në Hagë: Ambientet për të Paraburgosurit dhe Shërbimet në Dispozicion

Dhomat e Specializuara kanë publikuar pamje nga ambientet ku të paraburgosurit në Hagë kalojnë kohën e tyre.

Në këto pamje shfaqen ambientet e fitnesit, këndi i qëndrimit ditor ku mund të socializohen dhe dhomën e dedikuar për takime me familjarë.

Sipas njoftimit të Speciales, personat që qëndrojnë në paraburgim kanë qasje në ajër të pastër dhe gjiashtu kanë hapësirë për shërbesa fetare. “Të pandehurit që janë të paraburgosur para ose gjatë gjyqit të tyre në Dhomat e Specializuara të Kosovës mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Atje, ata kanë qasje në ajër të pastër dhe ushtrime, mund të shoqërohen, të presin vizitorë dhe të marrin pjesë në shërbesa fetare.”, thuhet në njoftim.

Aty thuhet edhe për arsyet e caktimit të paraburgimit, apo zgjatjes së tij. “Paraburgimi para ose gjatë një gjyqi bëhet vetëm kur është e nevojshme për të parandaluar një rrezik të konsiderueshëm, p.sh. rreziku që i pandehuri të përpiqet të frikësojë ose të ndikojë në dëshmitarë. Çdo dy muaj, Gjyqtarët e Gjyqit të Specializuar të Kosovës do të rishikojnë paraburgimin për të shqyrtuar nëse paraburgimi është ende i nevojshëm dhe i arsyeshëm”, thuhet në njofitm.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version