Pankartat e Rinisë Demokratike të Kosovës që u vendosën gjatë aksionit të tyre janë larguar nga dyert e Kuvendit të Kosovës.
Në hyrje të Kuvendit ata kishin vendosur një fotografi me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari, mbi të cilët iu vendosën etiketa ‘shkelësit e Kushtetutës’.
Partia Demokratike e Kosovës ka bërë thirrje për vazhdimin e seancës konstituive.
Rinia Demokratike e Kosovës etiketon Kurtin, Deharin dhe Haxhiun si ‘shkelësit e Kushtetutës’.
