Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka lëshuar një paralajmërim meteorologjik të nivelit portokalli për të gjithë territorin e Kosovës.
Gjatë së mërkurës priten stuhi të fuqishme të shoqëruara me bubullima, reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të forta me karakter stuhish.
Stuhitë mund të shkaktojnë goditje rrufesh, dëmtime në rrjetin elektroenergjetik dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike, si dhe përmbytje të shpejta lokale.
IHMK bën thirrje qytetarëve që të shmangin qëndrimin në ambiente të hapura gjatë stuhive dhe të tregojnë kujdes të shtuar në komunikacion për shkak të rrugëve të rrëshqitshme.
