Pasojat e luftës në Lindjen e Mesme po ndihen edhe në Kosovë.
Rritja e çmimeve po prek sektorë të ndryshëm, duke përfshirë derivatet e naftës, biletat e transportit ndërurban e po ashtu edhe artikujt ushqimor.
Kryetari i Shoqatës Konsumatori, Selatin Kaçaniku, tha se çmimet do të vazhdojnë të rriten, derisa shton se qeveria duhet të ndërmarrë veprime konkrete për të mbrojtur qytetarët dhe stabilizuar tregun.
Kaçaniku, deklaron se Kosova përballet me mbipopullim të pompave të derivateve të naftës dhe se qeveria ka pak mundësi për të parapenguar ngritjen e çmimeve.
“Shteti tanimë ka shumë pak mundësi për të bërë, për ta parapenguar ngritjen e çmimeve. Që nga legjislaturat e mëparshme ne kemi mbipopullim të pompave të derivateve. Nga 250 sa ka nevojë Republika e Kosovës, e kemi rreth 800. Kemi problem me kontrollin e pompave dhe të cilësisë.
Edhe kemi problem ndërqeveritar dhe ndërkonsumatorë, sepse asnjë legjislaturë qeveritare akoma nuk e ka njohur, ose as nuk e njeh qytetarin konsumator, i cili njëherësh është edhe taksapagues i të gjitha këtyre. Ne e financojmë shtetin, e financojmë parlamentin, e financojmë qeverinë, i financojmë ministritë, i financojmë edhe mekanizmat e kontrollit të tregut. E, rëndom, të tregut. Po të kishim treg, tregu do të vepronte si rregullator i çmimeve dhe i furnizimeve. Me vetë faktin se ne akoma nuk e kemi konsoliduar tregun, dëshmohet mungesa e tregut të konsoliduar dhe veprimi kaotik i çmimeve dhe i të gjithë atyre që marrin pjesë në këtë tregtim”, tha ai.
[ays_quiz id=”1″]
