Site icon Lajmeria.info

Parashikimi i Motit në Kosovë për 5 Ditët Në Vazhdim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur parashikimin e motit për pesë ditët në vazhdim.

Temperaturat minimale pritet të jenë rreth 12 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale pritet të arrijë 38 gradë ditën e premte.

Moti do të jetë me diell dhe vranësira lokale do të sjellin mundësi për reshje shiu, shkarkime rrufesh dhe breshër në zona të izoluara.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Do të ketë shi të shpërndarë, me intervale të gjata me diell, dhe reshje të izoluara pritet kryesisht në zonat malore.

Temperaturat pritet të rriten gradualisht duke qenë kryesisht me diell dhe stabile, ndërsa ditët vazhdojnë të jenë me diell dhe të ngrohta me temperaturat që vazhdojnë të rriten në shumicën e territorit.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version