Site icon Lajmeria.info

Parashikimi i Motit për 10-14 Gusht: Temperatura të Larta dhe Rrezatimi i Fortë në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë parashikime për motin në periudhën 10-14 gusht, ku pritet të ketë mot me diell dhe temperatura të larta.

Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 36°C, me ditët më të nxehta pritur të jenë e marta dhe e mërkura.

Të hënën, të martën dhe të mërkurën do të ketë mot kryesisht me diell dhe me temperatura maksimale nga 30 deri në 36°C.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Të enjten pritet zhvillim i vranësirave konvektive me mundësi për reshje lokale shiu, bubullima dhe stuhi të izoluara, ndërsa temperaturat maksimale pritet të lëvizin nga 30 deri në 34°C.

Të premten parashikohet mot kryesisht me diell, vranësira të pakta deri mesatare dhe temperatura deri në 35°C.

IHMK paralajmëron për ngarkesën termike dhe rrezatimin UV të lartë, duke rekomanduar qytetarëve të shmangin ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell midis orës 10:00 dhe 16:00, të përdorin krem mbrojtës, kapelë dhe syze me mbrojtje UV, si dhe të konsumojnë mjaftueshëm ujë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Kujdes shtesë duhet të kushtohet fëmijëve, të moshuarve dhe personave të ndjeshëm ndaj temperaturave të larta.

Exit mobile version