Gjatë pjesës së dytë të ditës, bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat do të dendësohen dhe vende-vende do të krijojnë kushte për reshje shiu me karakter lokal, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.
Në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të breshrit.
Ndërkohë, temperaturat minimale parashihen të lëvizin nga 13 deri në 17°C, ndërsa maksimalet nga 26 deri në 29°C.
Era pritet të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1–11 m/s.
