Shqipëria pritet të përjetojë kushte atmosferike të qëndrueshme këtë të diel, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin.
Temperaturat do të mbeten të larta, duke sjellë një ditë tipike vere.
Sipas Klankosova.tv, temperaturat këtë mëngjes u regjistruan minimalisht 22 gradë, ndërsa gjatë ditës pritet të arrijnë në 36 gradë Celsius.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1-3 ballë.
