Site icon Lajmeria.info

Parashikohet dita më e nxehtë e javës në Kosovë: Temperaturat mund të arrijnë deri në 38 gradë Celsius

Sot pritet të jetë dita më e nxehtë e javës, sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 15 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 32 deri në 38 gradë Celsius.

Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të pjesërishme në disa zona.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version