Site icon Lajmeria.info

Paris Saint-Germain zyrtarizon transferimin e sulmuesit belg, Mika Godts nga Ajaxi

Paris Saint-Germain ka bërë zyrtar transferimin e sulmuesit të krahut të majtë, Mika Godts, nga Ajaxi.

Ai ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me kampionët evropianë, e cila e lidh atë me Parisin deri në vitin 2031.

Godts, 21-vjeçari belg, startoi karrierën në akademitë e Anderlechtit dhe Genkut para se të transferohej te Ajaxi në vitin 2023 për rreth 1 milion euro.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Në Amsterdam, ai ka regjistruar 115 paraqitje, 26 gola dhe 28 asistime.

Sezoni i fundit ishte i jashtëzakonshëm për të, me 44 ndeshje, 15 gola dhe 17 asistime.

Me këto shifra, Godts bëhet lojtari i tretë në historinë e Ajaxit që ka arritur të shënojë të paktën 15 gola dhe 15 asistime brenda një sezoni që nga sezoni 2010/11.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Godts, i lindur në Leuven, është pjesë e Kombëtares së Belgjikës që nga grupmosha U15.

Exit mobile version