Connect with us

Lajme

PDK bllokadë, Krasniqi: S’mund të votojmë raportin nëse anëtarët e Qeverisë s’japin dorëheqje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është deklaruar pasi që nuk ka kaluar raporti i komisionit të përkohshëm parlamentar për verifikimin e mandateve.

Ai ka thënë se PDK nuk mund të votojë këtë raport, i cili sipas tij është kundërkushtetues, njofton Klankosova.tv.

“Kushtetuta e thotë qartë se nuk mund të bëhesh deputet nëse je kryeministër apo ministër”, tha Krasniqi, duke shtuar se deputetët e zgjedhur të LVV-së – që aktualisht janë pjesë e Qeverisë në detyrë – duhet të japin dorëheqje sepse s’mund të mbajnë të dy postet.

Advertisement

“Kjo mund të zgjidhej lehtë nëse ata japin dorëheqje”, tha Krasniqi.

Në votimin e parë të këtij raporti, PDK, LDK dhe AAK kanë votuar kundër.

Advertisement
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Në trend

Copyright © 2024 Lajmeria. powered by Illyrian Space.

Home
Video
Lajme
Sport
Profile