Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar kthimin e Fatmir Limajt dhe garimin në listën e kësaj partie për zgjedhjet e 7 qershorit.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, bëri të ditur vendimin pas mbledhjes së kryesisë së partisë.
Limaj kishte shkruar një letër Hamzës, duke deklaruar se nëse nuk pranohej kthimi i tij në listën e PDK-së, ai nuk do të garonte në zgjedhjet e 7 qershorit.
Në letër, Limaj shprehu gatishmërinë për bashkëpunim politik, për krijimin e një alternative të fuqishme për qytetarët e Kosovës.
Kryetari i NISMA, Fatmir Limaj, theksoi se bashkimi duhet të përfaqësojë frymën e bashkëpunimit për të mirën e Kosovës.
